Arrihet marrëveshja Eurozonë – Greqi pas 17 orësh bisedime
Liderët e Eurozonës arritën një marrëveshje pas bisedimeve maratonë, që nisën prej pasdites së djeshme, për t’i dhënë një tjetër borxh Greqisë.
Pas 17 orësh bisedime, Presidenti i BE –së, Donald Tusk tha se programi është gati dhe parashikon reforma serioze e mbështetje financiare.
Nuk do të ketë “Grexit”, tha kreu i KE, Jean –Claude Juncker, duke larguar çdo dyshim se Greqia do ta lërë zonën Euro.Greqia duhet ta kalojë reformën në parlament të mërkurën. Marrëveshja duhet të miratohet edhe nga parlamentet e disa vendeve të Eurozonës.