Arrihet marrëveshja PD-PR, Mediu: Shqipëria fiton më 25 prill
Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kryerepublikani Fatmir Mediu në një prononcim për mediat tha se marrëveshja me PD-në është arritur, si dhe shtoi që më 25 prill fiton Shqipëria.
”Në marrëveshje është konsideruar çdo kërkesë e partive dhe pa dyshim i jep edhe autoritetin ligjor Partisë Demokratike që të përcjellë në KQZ dokumentin. Sot është një proces që vijon. I shërben një koalicioni për fitoren e zgjedhjeve. Proporcionaliteti është ajo pikë që duhet të vlerëshet në këtë marrëveshje”,-tha Mediu.
Mediu ka qenë i fundit nga aleatët e PD-së që arriti në një marrëveshje me Lulzim Bashën, ndërkohë që sot firmosi i pari. Pritet që në vijim të firmosin edhe aleatët e tjerë. Lëvizja surprizë e këtij koalicioni është edhe partia përfshirja e Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike.
Ditën e sotme Lulzim Basha do të firmosë marrëveshje me secilin aleat, marrëveshjet do të jenë specifike për secilin prej tyre, që do të përfshijë dhe numrin e kandidatëve që do të kenë në listën e përbashkët. Mbrëmë Basha priti në një takim në selinë blu, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, ku bëhet e ditur se kanë diskutuar për një koalicion pas zgjedhjeve.