Arrihet marrëveshja PD – PR për zgjedhjet e 21 qershorit
Partia Demokratike dhe Partia Republikane do të dalin së bashku në zgjedhjet e 21 qershorit. Mosmarrëveshjet që kanë dominuar këto ditë zhvillimet në kampin e djathtë morën fund sot. PD dhe PR do të dalin kështu me kandidatë të përbashkët për bashkitë. PR është tërhequr nga kandidimi i Agron Dukës në Durrës, ku e djathta do të kandidojë Grida Dumën. Kryetari i PR, Fatmir Mediu konfirmoi sot se Duka është tërhequr nga ideja nga gara për Durrësin dhe se PR do të mbështesë Dumën. Në këmbim PR do të ketë disa bashki të tjera, përfshirë këtu edhe Beratin. PD bëri të ditur dje vendimin për të kandiduar në këtë bashki kryetarin e degës së Partisë Republikane, Kasem Mahmutaj.