ARRSH: Bora zbardh Dardhën dhe Llogaranë, në rrugën Bogë-Theth vijon rënia e orteqeve

I gjithë territori i vendit i përfshirë nga moti i keq.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vijon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?