Banorët e Rinasit dalin sërish në protestë, bllokojnë qarkullimin e mjeteve drejt aeroportit

Banorët e fshatit Rinas kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak të vendimit për devijimin e rrugës, që e bën atë me një sens lëvizje drejt Aeroportit.

Kjo është dita e dytë e protestës dhe banorët thonë se ajo do të përshkallëzohet nëse nuk ka reagim nga autoritetet.

Banorët shprehen se janë qindra familje që mbeten të bllokuara nga devijimi i rrugës për në Rinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët kanë vendosur goma për të bllokuar lëvizjen, ndërsa policia ka ndërhyrë për të hapur qarkullimin e mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kërkojnë  që rruga të kthehet me dy sense lëvizje. Një prej banorëve të këtij fshati tha se për të marrë një bukë në dyqan, i duhet të bëjë 25 km rrugë, ndërsa theksoi se kjo gjë bëhet edhe për të çuar fëmijët në shkollë.

Sipas vendimit të ARRSH-së të marrë pak ditë më parë, rruga e Rinasit bëhet me një sens lëvizjeje, pra vetëm vajtje për në aeroport, ndërsa kthimi bëhet nga Vora.

Ky vendim erdhi pas rritjes së fluksit në aeroportin e Rinasit dhe rruga kishte trafik të rënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?