ARRSH tregon situatën në rrugët nacionale, thirrje shoferëve: Bëni Kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e vështirë të krijuar në akset rrugore në vend pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës.

Njoftimi nga ARRSH

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara, ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

SHKARKO APP