“Arsimi”, Basha takim me pedagogë dhe studentë: T’i japim rinisë mekanizmat që këtë sukses edhe në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të enjten një takim me pedagogë e studentë ku në qendër të bisedës ishte Programi i PD-së për Arsimin.
Gjatë fjalëës së saj pedagogia u shpreh se Universitetet shqiptare nuk u përgjigjen nevojave të tregut.
“Bashkëpunimi universitet-biznes ka nevojë për incentivat. Arsimi dual ul edhe kostot e arsimimit”, tha ajo.
Duke marrë shkas nga këto deklarata, kryedemokrati Basha u shpreh e Programi i PD-së “Shqipëria fiton arsimin”, është një plan pune për qeverinë e nesërme.
“Të vetëdijshëm për nevojat e realitetit ekonomik. Ne mund të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për rininë. Falë teknologjisë të rinjtë tanë mund të bëjnë punë të mirëpaguara që nga Shqipëria. Trekëndëshi universitet-treg-qeveri domosdoshmëri për politika të suksesshme. Nuk duhet të lëmë asnjë të ri pa mundësinë për të studiuar. Do të financojmë 100% të tarifave për 90% të studentëve. Do të financojmë infrastrukturën universitare për programe që punësojnë. 1 në çdo 3 studentë, praktikë 1-vjrçare të paguar 300 mijë lekë në muaj. Studimet thonë 7-9 nga 10 praktikantë punësohen. Vendet e Ballkanit gati të përfitojnë nga nevojat e BE për burime njerëzore në teknologji. Edhe Shqipëria duhet të bëhet gati për këto mundësi të reja. Do të jemi në gjendje të thithim investime të huaja dhe punësim me paga të larta. Kemi një rini shumë të suksesshme. T’i japim rinisë mekanizmat që këtë sukses ta gjejë edhe në Shqipëri. Ne do të marrim atë që nuk e kemi marrë: investime të huaja direkte dhe punë me rroga të larta. Kështu i shërbejmë ndaljes së emigracionit të rinisë. Qeveria duhet të ndajë me investitorët barrën financiare të trajnimit të burimeve njerëzore. Ta mbajmë rininë shqiptare këtu me punë dinjitoze. Kam vullnetin të bëj gjithçka për të sjellë në Shqipëri mundësitë që krijon pandemia. Synojmë modernizimin kombëtar të ekonomisë shqiptare. Prandaj programi ynë fokusohet tek burimet njerëzore.”, u shpreh Basha.
Një tjetër pedagoge tha se për fat të keq, punëdhënësi më i madh në Shqipëri, është shteti.
“Kemi nevojë për politika të përshtatura me nevojat tona”, u shpreh ajo.