Arta Dade: Berisha të shkojë para drejtësisë për krimet e vitit 97’

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade teksa foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, kërkoi që të vihet drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura në vend. Një nga ato sipas Dades, është dhe zbardhja e vrasjeve të 21 janarit. Dade pohoi se kjo çështje është nën petkun e politikës.

“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-ve përbën një hap të rëndësishëm. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e SHBA-ve bien dakord për miratimin e këtij projektligji. Këto projekte vinë dhe në linjë me fushën e drejtësisë, pasi thellohet progresi. Jo si gjykimet që janë bërë sot, që shqiptarët kanë kuota më të ulta. Projekti i dytë ka të bëjë me parandalimin e krimit dhe rritjen e cilësisë penale. Një nga fushat që merr vëmendje të veçantë është forcim i kapaciteteve kundër korrupsionit. Do ftoja çdo gjyqtar. Kemi ende drejtësi të munguar, për vrasjet e 21 janarit, nën petkun e politikës.”, tha Dade. Nga ana tjetër ajo i bëri thirrje që pjesë e luftës kundër korrupsionit, ruajtës së rendit dhe sigurisë të bëhet dhe opozita.

Sipas Dades, duhet të vihen para ligjit të gjithë ata që kanë kryer krime, duke përmendur kështu rastin e importimit të armëve nga Shqipëria drejt Bosnjës për luftën në Srebrenicë.“Sa për përfaqësuesit e opozitës, do dëshiroja që të jenë ën anën tonë pasi na i lanë peshqesh dhe na kanë lënë një gur të rëndë në kokë trashëgim. Do na ndihmonin. Duhet filluar nga ata që bënë krimin, që nga Gërdeci, që nga presidenti dhe Kryeministri në vitet 97’. Edhe armët e Srebrenicës, ka prova e fakte që u morën nga Shqipëria, dhe pas kësaj qëndron ish-kryeministri. Se harrojmë ne që ai ka qenë dhe president.”, tha Dade.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?