Arta Dade rendit sfidat e Ramës në mandatin e tretë qeverisës

Ish-ministrja e Jashtme dhe një nga figurat e rëndësishme të Partisë Socialiste, Arta Dade ka renditur sfidat e qeverisë ”Rama” në mandatin e tretë qeverisës. Për të sfidat janë që nga pandemia te largimi i shqiptarëve nga vendi, reforma në drejtësi, çështjet ekonomike dhe të pronës, thithja e investimeve dhe integrimi në BE.

”Ka vështirësi të panumërta, janë sfida që vështirë të përmbushen se janë sfida globale si; pandemia, çështjet ekonomike, por edhe disa probleme si tërmeti dhe sfida tjetër sesi do të bindin shqiptarët të mos largohen nga vendi dhe ta shohin të ardhmen këtu. Reforma në drejtësi të urojmë që të përmbushet, se është ende larg pritshmërive që patëm, thithja e investimeve, çështja e pronës, që janë në rreth vicioz, duhet bërë kujdes. Çështje e mprehtë edhe imazhi si në opinionin publik europian dhe vendet fqinje që duhet punë për ta përmbysur këtë imazh. Dhe të gjitha këto nuk mund të përmushen pa opozitën dhe pa angazhimin publik, si edhe integrimi në BE i shqiptarëve”,-tha në ”A2cnn”.

Për të të gjitha këto sfida nuk mund të përmbushen pa bashkëpunimin edhe të opozitës, e cila theksoi ajo, po mbytet në qerthullin e saj dhe e ka lënë mazhorancën në pozita komode. Dade po ashtu tha se marrja e mandatit të tretë të PS është një risi, për të cilën ishte shumë afër edhe në 2005, por kjo nuk ndodhi pasi e majta në atë kohë u përça.

SHKARKO APP