Arta Dade: Uroj që Veliaj të bëjë luftën ligjore deri në fund! Si kryebashkiak solli vizion dhe zhvillim

Ish-deputetja e PS-së, Arta Dade mbajti fjalën e saj në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Dade vlerësoi figurën e Erion Veliaj në drejtimin e bashkisë Tiranë, i cili sot gjendet pas hekurave për shkak të hetimeve të SPAK.

”Erioni përfaqëson brezin e ri të politikës. Nuk ka lidhje me politikën e 35 viteve. Uroj që kryetari ynë i dashur të bëjë luftë ligjore deri në fund dhe për të vërteta e tij. Jam e bindur se në shembullin e tij bashkia e Tiranës do jetë në avanguard të zhvillimeve si gjithë kryeqytetet e BE.

Veliaj mund të ishte fare mirë edhe kryetari i bashkisë së Romës. Me vizionin e tij, maturinë e tij, patjetër është kryetari i një bashkisë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kam votuar reformën në drejtësi, që kjo drejtësi të ketë më së pari mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i barabartë për ata që rasti e sjell të kenë punë me drejtësinë. Ta bëjmë gjithë Shqipërinë ashtu si Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë Tiranën”, tha Dade.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?