Arta Marku: Sulmet e PD? Nuk e kanë me…(VIDEO LIVE)

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, në intervistën e parë televizive për emisionin “Real Story” në Vizion+, tha se akuzat e Partisë Demokratike nuk i ka parë si sulme personale.

”Vij nga një familje e përndjekur. U sulmova nga partia që ka rrëzuar komunizmin? Nuk e kam parë në këtë prizëm. E kam parë jo si një sulm personal. Ato akuza nuk kishin lidhje personalisht me mua”,-tha Marku.

Kryeprokurorja tha se e ka pasur të vështirë zhvendosjen nga Shkodra në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ka qenë vështirësia më e madhe e momentit zhvendosja në Tiranë. E kam shtyrë 2 muaj ardhjen këtu sepse është një qytet i papastër në krahasim me Shkodrën. Të shohim sa do ta shtyjmë këtu. Vij nga një familje e persekutuar. Nëna ime ka pasur një vëlla të dënuar dhe për këtë mbeti pa shkollë”,-tha Marku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?