“Arta Marku të mos përdoret nga segmente të PS”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur sot në “Report Tv” për reformën në drejtësi dhe qëndrimin e Partisë Socialiste. Ajo tha se sjellja e PS dhe vendimet e njëanshme e kanë dëmtuar reformën dhe sollën zgjedhjen e një kryeprokuroreje pa veting.

“Prokurorja e Përgjithshme është një grua shumë e nderuar, por duhet të ketë kujdes që të mos përdoret nga segmente të politikës,- tha Kryemadhi.

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një ndryshim në retorikën tuaj, nga hera e fundit që ju kam ftuar, ka ndryshuar dicka?
Jo, absolutisht asgjë. Për ne është me rëndësi hapja e negociatave, dhe nëse nuk hapen Rama duhet të shikojë pozicionin e tij, duhet të largohet. Mos hapja e negociatave vjen si rezultat i punës së tij, nuk është fajtor as LSI, as Basha dhe as Berisha. Misioni i BE gënjeu kur tha votoni reformën se do të hapen negociatat, pastaj tha votoni 7 ligjet, PD e kuptoi lojën dhe cfarë ndodhi, LSI votoi, por sot kemi një prokurore pa Vetting. Arta Marku duhet të ketë shumë kujdes që të mos përdoret nga politika, se askush nuk do ta falë. Secili që sot është i prirur që të bëjë një gabim nesër do e paguajë. Markut i bëj thirrje që të mos bëhet pre e konflikteve mes grupeve të Ballës, Gjiknurit apo Ahmetajt në PS. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur ajo u zgjodh ju përdorët çizmen?
Ishte për Ramën, jo Markun.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1556860774426659/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?