Artan Broci: Komisarët politikë të KPK, nën urdhrat e Edi Ramës
Pas shkarkimit nga detyra e anëtarit të Gjykatës së Lartë, ka reaguar gjyqtari Artan Broci.
Përmes një deklarate, Broci e cilësoi KPK-në si komisarët politikë të kryeministrit Edi Rama, nuk dolën dot nga urdhrat politikë. Ai theksoi se kishte provuar se të ardhurat e tij ishin të ligjshme, ndërsa paralajmëroi se beteja e tij ligjore do të vazhdonte deri në fund.
“K.P.K si komisarët politik të kryeministrit nuk dolën dot nga urdhrat politik. U provova se të ardhurat e mija janë të ligjshme të konfirmuara nga Tatimet, kalova në pikëpamjen time të tre testet Pasuror, Profesional dhe Figurën, por nuk kalova dot testin e nënshtrimit për çështje të caktuara dhe atë të Kryetarit të Këshillit te Emërimeve në Drejtësi. Beteja ime ligjore do vazhdoje deri në fund. flm!”,- deklaroi Artan Broci.