Artan Fuga: 2022 do të mbyllë shumë çështje të mbetura pezull

Çfarë do të ndodh në sferën politike dhe në atë ndërkombëtare? Akademiku Artan Fuga, thotë se 2022 do të jetë fundi i dilemave që janë ngritur në 2021. Për të në radhë të parë është problemi i hapave që do të bëjë Shqipëria drejt Integrimit Europian.

“Kemi problem tjetër të hapur. 2022 koincidon me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Të shohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe përtej saj është zgjedhja standarde e postit më të lartë të shtetit.

Së treti do të shohim çfarë do të ndodhë në PD në betejën mes krahut që përfaqësohet nga foltorja dhe krahut të statusit zyrtar simbolik që përfaqëson pjesa tjetër.

Me kalimin e kohës do të shohim çfarë do të ndodhë me gjendjen sanitare të vendit. Shfaqjet e variantet e reja dhe pasojat sociale ekonomike”,-thotë në “Ora News”.

SHKARKO APP