Artan Fuga analizon testin e maturës: Gomarlliqet e pyetjes të 11 të testit

Placeholder Image

Akademiku Artan Fuga, ka reaguar sërish përmes një postimi në facebook, lidhur me testin e gjuhë letërsisë të maturës shtetërore. Në një postim të gjatë, Fuga analizon pyetjen 11 të testit si edhe alternativat shoqëruese të saj.

Nga Artan Fuga

Pyetja 11 e testit të gjuhës dhe letërsisë të maturës shtetrore është një shembull sesi një pyetje formulohet në atë mënyrë që atje dhe në përgjigjen për të të ketë më shumë gabime sesa fjalë.
Padyshim përgjigja që konsiderohet si e saktë atje, është pikërisht e gabuara! Madje drejt-drejt, nuk ka asnjë përgjigje të saktë. Maturantët, prindërit e tyre, specialistët shqiptarë përsëri janë provokuar rëndë nga Ministria e Arësimit dhe të gjithë të paaftët servila që ende nuk pranojnë se kanë prodhuar një monstër, duke e mbrojtur, po hyjnë në historinë e vendit si turpi i arësimit shqiptar dhe në shqip në të gjitha kohërat! Zonja Vrapi, e cila më jep mbresën megjithatë të një gruaje të mirë, pa të keq, e para, në vend të dali televizioneve, duhet të ketë ndershmërinë t’i dorëzojë çelësat e zyrës dhe të dorëhiqet sa më parë nga detyra! Ajo po përdoret keqaz! Do hyjë përndryshe në histori si Neroni!
Pyetja e 11 pra kërkon të dijë se cila nga fjalitë e vërteta shpreh një fakt?
Cila nga fjalitë … shpreh një fakt? 1 pikë
A) Mungesa e salmonit në ujërat e oqeaneve tona është sinjal i një krize.
B) Pesticidet dhe plehrat e përdorura në fusha thithen nga toka dhe përfundojnë në ujërat e planetit.
C) Ne të gjithë e duam mjedisin natyror.
D) Njerëzit që jetojnë në qytete, duhet të kuptojnë se zgjedhjet e tyre ndikojnë në mjedisin natyror.
Si përgjigje të saktë injorantët e Ministrisë kanë caktuar se është përgjigja B, pra ajo që formulohet kështu :
“Pesticidet dhe plehrat e përdorura në fusha thithen nga toka dhe përfundojnë në ujërat e planetit.”
Le ta analizojmë pak këtë përgjigje dhe do të shohim se ajo është fund e krye e gabuar, dhe nëse ka ndonjë anë të vërtetë, atë të vërtetë, poaq, e kanë edhe përgjigjet e tjera që do të shohim më poshtë. Maturanti nuk di se këtë zgjedhë. Testi krijon konfuzion!
Por ta nisim nga fillimi.
A shpreh një fakt, “një” (mbaheni mend mirë këtë fjalë “një”) përgjigja që debilët e quajnë si e vetmja e saktë?
Kjo fjali nuk shpreh “një” fakt, por së paku tre fakte. Por, testbërësit reformatorë, turkaramelet, nuk besoj se i dinë përkufizimet e fjalës “fakt”!!!
Fakti i parë :”Pesticidet dhe plehrat e përdorura në fusha…” – fakti i parë që tregon pikërisht se në “fusha” ka pesticide dhe plehra!
Fakti i dytë : Pesticidet dhe plehrat e thithura nga toka…” pra që tregon se pesticidet “thithen” nga toka.
Fakti i tretë: “Pesticidet dhe plehrat përfundojnë në ujrat e planetit.” – pra që dëshëron të tregojë ndotjen e “ujrave”.
Ja pra që kjo fjali nuk shpreh “një fakt, por së paku “tre” fakte.
Cdo maturant që nuk e ka quajtur këtë pyetje si të saktë dhe për këtë i është ulur pika, ka të drejtë ta hedhi në gjyq ministrinë e arësimit sepse ka abuzuar me të dhe është keqtrajtuar prej saj për shkak të debillikut profesional të hartuesve të testit.
Kaq duhet për ta quajtur edhe këtë pyetje si krejt të formuluar keq dhe me përgjigje që nuk është e saktë. Këtu po le budallallëqet që gjoja përgjigja e saktë përmban!
Ashtu sikurse është shprehur përgjigja gjoja e saktë është një gabim trashanik, përmban edhe gjykime që nuk janë fare faktuale, pra patjetër e gabuar.
“Plehra” mund të jenë edhe plehra organike të cilët pasurojnë tokën. Pesticidet dhe plehrat nuk hidhen vetëm në “fusha”, por edhe në kodra, pllaja, tarraca malesh. Jo të gjitha pesticidet dhe plehrat përfundojnë në ujrat e planetit sikurse pretendon formulimi debil i testit.
Nuk besoj se ndonjeri nga testbërësit ka lexuar logjikat e Aristotelit për gjykimet e përgjithshme universalë.
Le të na thonë me çfarë e provojnë që të gjitha pesticidet dhe plehrat përfundojnë në ujrat e planetit. Maturanti nuk ka asnjë provë shkencore që ta dijë nëse ky formulim shpreh një fakt real, apo veç fakteve reale shpreh edhe ekzagjerime duke e bërë formulimin e gabuar.
Një gjykim universal sipas Aristotelit nuk shpreh një fakt por një ligjësi që tregon një karakteristikë të brendshme të një pafundësie faktesh.
Di dhia çfarë është tagjia!
Di zoti Zhyrden se çfarë është proza!

Di Tur Karamelja se çfarë janë gjykime universale dhe të përgjithshme!
Di ministrja e arsimit të dallojë faktin që e shpreh gjykimi minor nga ligjësia që e shpreh gjykimi mazhor?
Kjo do të ishte të pretendoje të pamundërën!
Pra, përgjigja e saktë është totalisht e gabuar.
Por vazhdojmë me fjali e tjera tani. Pak durim ju lutem sepse do të shikoni se ajo që na paraqitet si margaritari i reformës nuk është veçse një gomarllik me brirë! Studentët e mi të vitit të dytë në epistemologjinë e komunikimit do t’i kishin përshëndetur me fishkëllime dhe gajasje këta formuluesit e testit të maturës!
Përgjigja A.
A) Mungesa e salmonit në ujërat e oqeaneve tona është sinjal i një krize.
Praktikisht kjo është përgjigje që në fakt plotëson kushtin që të shprehi “një” fakt, jo dy. Pra, nga kjo anë është ajo që shpreh një fakt real, vetëm një.
Mirëpo edhe ajo është aq fatkeqe sa edhe idiote! “Mungesa e salmonit” – thotë!!! Ku e kanë gjetur këtë “fakt”, këtë rrenë, këtë zbulesë planetare në Ministrinë e arësimit se në oqeane ka mungesë salmoni? “Mungesë” – shkruhet, jo “rrallësi”, etj. Maturanti që ka kulturën e web-it sigurisht ngre supet me çmendurinë e testit që i kanë sjellë përpara. Eedhe roja e shkollës të Babrrusë e di që në oqeane ka salmone se përndryshe nuk do të shiteshin për t’i pirë me raki. Nuk e di nëse edhe roja i Ministrisë e ka të qartë këtë. Por, shefat e tij nuk e paskan!
Shikoni, shikoni, reformatorët debila sesi gjoja nuk duan t’u mësojnë maturantëve gjuhë, as letërsi, por komunikimin. Qesharake. Mungesën e salmoni e quakan “sinjalin” e një krize!!! E dinë këta lapërdharë të dijes se çfarë quhet “sinjal” në komunikim??? Cdo student i vitit të parë nëse nuk e di këmbës t’i bjerë nuk e kalon dot klasën! Sinjali është shenja që për arsye të ndryshme paralajmëron ose tregon një dukuri, por nuk është thjesht dhe vetë dukuria në thelbin e vet. Kurse rrallësia e salmonit në oqeane nuk është shenjë e një krize ekologjike, por është pjesë e përmbajtjes të kësaj krize ekologjike. Jo e një “krize” në përgjithësi sikurse thonë gjytyrymat mendorë të testit, sepse “krizë” është edhe një krizë ta zemë kardiake.
Dhe budallalliku i rrezikshëm vazhdon kur përgjigja shkruan “oqeanet tona”. Këtu ulurimat mund të ngrihen në qiell! O debila, nuk ka oqeane që na rrethojnë, nuk laget Shqipëria nga oqeane, veç në quani oqean liqenin e Pogradecit, ose liqenin artificial të Parkut të Tiranës, ose ju duket oqean filxhani i kafesë ose gota e rakisë e Tur Karameles!!!
Por, propaganda e ministrisë, në ditë të hallit, do të thotë: “Oqeanet tona” në kuptimin e oqeaneve të planetit që janë edhe tonat!!! Do të kishte qenë një hajvanllik edhe më i madh! Gjemëni një shkrimtar a poet shqiptar që të ketë shkruajtur për “Oqeanin tonë Paqësor”, për “shkretëtirën tonë të Saharasë”, për “malet tona Himalaja”!!! O njerëz pa identitet, se turp nuk keni, a e kuptoni se nuk është kjo gjuha shqipe?
Imagjinoni një kinez të shprehet “Mali im i Dajtit”, “Lana ime”, “Ministria ime e arësimit e Shqipërisë”!
Letërsia shqipe ka monumentin e vet kur në vargjet e mÊdha shpreht “O ju malet e Shqipërisë!”, ato janë tonat o derdimenë, jo “oqeanet tona”!!!
Shihni si është formuluar fjalia e tretë :
C) “Ne të gjithë e duam mjedisin natyror.”
Të vdesësh gazit! Po sigurisht e duam. Secili e do sipas mënyrës së tij! A është ky një fakt? Kushdo që është marrë me matje të opinionit publik e di që edhe gjendja e këtij opinioni përbën një fakt-, njësoj objektiv sa edhe “Oqeanet tona”, sa salmoni në mungesë !
Por, si t’u shpjegosh derdimenëve të ministrisë të arësimit të Shqipërisë se çfarë është opinioni publik dhe si maten faktetet e tij!
Eshtë njësoj sikur të kërkosh t’i mësosh një majmuni se çfarë është poezia e Cajupit, përkthimet në shqip të Nolit, humanizmi i Barletit, formula e parë e pagëzimit në shqip, apo perla të tjera të pambarueshme të kulturës sonë që ministria e arësimit u ka vendosur shqelmin në këtë test që e quan reformë!!!
Edhe kjo mund të ishte përgjigje e saktë me kusht që tuafët e testit të kishin provën sociologjike që vërtet të kemi të bëjmë me një fakt real dhe jo me një manipulim statistikor rezultatesh anketash!
Kuptohet se edhe kjo pyetje është metodologjikisht, kulturalisht, logjikisht, shkencërisht kokë e këmbë e gabuar!
Cila do të kishte qenë përgjigja e saktë?
Që maturantët të linin përgjysmë testin, ta bënin shuk letrën e testit, t’i binin me shkelm derës, të vinin para ministrisë të arësimit dhe t’i hidhnin shuket e letrave në oborrin e saj!

Krimbur në gabime!!!
Jo nje por disa fakte
Oqeanet tona
Mungesa e salmonit
Perthithen nga toka?
Te gjitha japin fakte
Cfare quhet fakt sipas shume teorive : matshem observueshem empirikisht
Sinjali i një krize apo vete kriza.

SHKARKO APP