Artan Fuga: Hija e Teatrit do t’ju ndjekë! Nga Opozita pres…

Placeholder Image

Nga Artan Fuga

Ja çfarë ishte mendimi im dje, para shembjes të Teatrit!

Sot, pas katastrofës, miq nuk ka çfarë them, ndaj mos më pyesni!

Teatri dukej i lëshuar qysh para disaditësh!

Mirupafshim!

Te na rrojë retorika hipokrite!

A thua se politika është tërheqje litari, kala dibrançe, a shtyrje me muskuj. Me vjen keq veç Tiranës sonë që i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, pa ligj, edhe për ata njerëz të sinqertë të pamanipuluar dhe aspak hipokritë që e kaluara jonë arkitekturale ju dhemb!

Hija e teatrit do ju ndjekë.

Unë pres nga opozita të deklarojë që:

në momentin që do të ketë fuqi, do ta ringrejë ndërtesën po aty, siç ka qenë, moderne e ultramodern nga brenda! Duke e hequr çibanin që po i zë vendin!
Që do e përballë këtë çështje juridikisht sapo Shqipëria të jetë me sistem drejtësie, jo ta braktisë sikurse bëri me reformën e pushtetit lokal, me ligjin për arsimin e lartë, jo sikurse la fushatën zgjedhore në 2017 -ën, sikur la në baltë betejën për zgjedhje të drejta në universitete!

Vija e kuqe kundër arbitraritetit nuk mund të ishte ruajtja e ndërtesës të Teatrit! Janë diskutimet që po bëhen nja një kilometër më larg ku po braktisen zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta, reale me lista të hapura!

Aty është vija e kuqe! Mos i ngatërroni vijat ! Merrni njerën për tjetrën!

Po nuk bëri këto premtime, atëhere më mirë të heshti!

Qendrojmë në fatin tonë ! Secili në punë të vet!

SHKARKO APP