Artan Fuga: Pas dy dekadash u kujtuan për hapjen e dosjeve të ish-kalecave, ndërkohë që korrupsioni bën kërdinë
Artan Fuga ka ironizuar përpjekjet për hapjen e dosjeve. Sipas tij, ka përpjekje për hapjen e dosjeve t ëish-spiunëve, ndërkohë që kjo gjë duhej të ishte bërë dy dekada më parë.
Sipas Fugës, me këtë kërkohet të mbulohet korrupsioni.
“Pas njezet vjetesh kerkojne te hapin dosjet e ish- kalecave te lagjes gjoja se perbejne rrezik per demokracine. Pikaaaaaaa! Kjo mund te ishte bere dy dekada me pare kur vertet mund te duhej por jo tani kur rrezik shpesh jane ata qe bertasin : hapini dosjet! Ujku ujku, kur cakalli po ben kerdine, i korruptuari i ka vendosur shkelmin demokracise…”, shkruan ai.
Fuga ironizon edhe ata që duan të ndryshojnë sërish kufijtë dhe bëjnë thirrje për bashkim kombëtar:
“Ca duan ta zgjidhin ceshtjen kombetare sipas modeleve te shekullit te kaluar duke gjoja pretenduar ndryshime kufijsh. Pikaaaaaa! Por me cfare do ta bejne apo duke bertitur nga penxhere gazetash… Harrojne se sot shqiptaret kane mundesi te tjera per ta zgjidh unitetin e tyre funksional….
Ca duan te zgjidhin edhe problemet sociale me propagande, llap llap llap, a thua se komunikimi propagandistik pa permbajtje mund te coje si dikur nga fitorja ne fitorje”, shkruan Fuga.