Artan Fuga: Pse nuk flasin ekspertët e Kushtetutës? Kuvendi ekzistues nuk mund të miratojë më ligje

Pedagogu Artan Fuga e cilëson mbledhjen e Parlamentit aktual për të marrë vendime, pasi janë bërë zgjedhjet dhe janë zgjedhur deputetët e rinj, si një shkelje të pashembullt kushtetuese.
Në një reagim në Faccebook, Fuga shprehet se konstitucionalistët dhe institucionet e drejtësisë në vend duhet të dalin marrëzinë e fundit të PS. Reagimi i Fugës vjen pasi PS deklaroi sot se do të mbledhë Kuvendin me deputetët ekzistues për të nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.
Postimi i plotë i Artan Fugës në Facebook:
Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë në një seancë të zakonshme, vazhdimi normal i punëve të këtij institucioni anormal, pasi ke ftuar që shqiptarët të votojnë për deputetë të rinj është një tallje me ne qytetarët, një turp i paparë, një estradë, një karagjozllik i nivelit më mediokër që nuk e ka parë kurrë Shqipëria dhe Bota!
Logjikisht kur shqiptarët kanë votuar për të tjerë deputetë, ky Kuvend i turpit nuk mund të mbajë sovranitetin tonë. Ku janë gjoja ekspertët e Kushtetutes!
Por ku Kuvend i keqpërdorur deri në palcë këtë fat do të kishte. Por çfarë faji kemi ne qytetarët!
Si nuk ka kanë turp ata që u ka mbaruar mandati logjikisht dhe përsëri shkojnë votojnë ligje!
Asnje ligj që është absurd nga ana e logjikes njerezore nuk mund te jetë ligj i ligjshem. Asnje ligj qe bie ndesh me parimet e kushtetutes, pra me sovranitetin e pacenuar dhe te pandashem, nuk mund te jete i ligjshem. Nuk mund te zhvilloje seancat normalisht nje Kuvend pas zgjedhjes. Seanca te jashtezakonshme ndofta! Ndryshe hapim rruge cmendurisë në ligj. Ka shkolla, juridike natyraliste, formaliste, të se drejtes natyrore per kete. Partite nuk mund te bejne ligje sipas kokes se tyre!
Mirë shumica që dihet si e ka përdhosur Kuvendin, por nuk kuptoj as opozitën si nuk e denoncoi njëherë deri tani këtë situatë që është krejtësisht jo kushtetuese!
Si është e mundur?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?