Artan Fuga: Si e sabotoi Ministria e Arsimit mësimin para universitar
Akademiku Artan Fuga shkruan se Ministria e Arsimit e sabotoi arsimin parauniversitar në vend. Sipas tij, gjatë periudhës së verës duhet të përgatiteshin disa strategji.
Ai shton se midis të tjerave, Ministria e Arsimit duhet të lidhte kontrata me televizionet publike ose private për mësimdhënien sipas klasave në televizione.
Reagimi i plotë:
Milingona, gjinkalla, luani, tigri dhe dhelpra.
Dihet përralla e milingonës me gjinkalllën, megjithëse gjinkala e shkretë në të vërtetë nuk ka faj. Milingona gjatë verës mblidhte zaire për dimër, kurse gjinkalla këndonte. Kur milingona nuk iu përgjigj talljeve të gjinkallës, ajo mendonte për dimrin gjithë acar që afrohej. Gjinkalla këndonte: tralalala!
Gjatë verës duheshin përgatitur për arsimin universitar disa strategji të shëndosha dhe që do të siguronin një arsim parauniversitar që duhet!
- Dokumente shkollore online
– Libri për pedagogjinë e mësuesit për mësimin online, në distancë, në televizion, etj.
– Libri për pedagogjinë shoqëruese për prindin për mësimin e fëmijës në distance, online, ne televizion etj.
– Libri për të mësuarin në distancë, online, në televizion, për nxënësin.
Pedagogjinë e mësimit në distancë për çdo temë mësimore.
Nëse i ka përgatitur milingona, bravo i qoftë, nëse jo, gjinkalla vetëm ka kënduar gjatë verës, flladitur në buzë të detit, atëherë ka sabotuar arsimin parauniversitar.
- Kontratat me televizionet publike ose private për mësimdhënien sipas klasave në televizione, duke e mbuluar këtë kontratë me financë, ose prodhimin e videove me mësimet për çdo lëndë.
Po e pat bërë milingona bravo i qoftë, nëse gjinkalla në vend të punonte hazdisej plazheve në pushime, atëhere ka sabotuar arsimin parauniversitar shqiptar dhe ka goditur sigurinë sanitare të kombit.
Nëse Ministria e Arsimit ka arritur të ndërtojë kartografinë e pajisjes të mësueve me lidhje interneti në shtëpira dhe mundësisht edhe me kompjutera me qira, me telefona me lidhje interneti, atëhere aferim i qoftë. Nëse në vend të kësaj gjinkalla ka kënduar tralalala pemë më pemë atëherë ka sabotuar mësuesinë në republikën e Shqipërisë.
Nëse Ministria e Arsimit ka menduar për të bërë kontrata me salla sporti, me restorante të boshatisur, me salla publike, etj., në cdo qytet kundrejt qirasë bravo i qoftë milingonës. Nëse nuk e ka bërë por ka bërë bzbzbzbz gjinkalla gjithë vapës të verës, atëherë ka sabotuar rëndë infrastrukturën e shkollës.
Nëse Ministria e Arsimit ka përgatitur amendime në ligjin për arsim duke parashikuar mësimin në shtëpi, në distancë, të drejtën për ta njohur vitin shkollor me provime semestrale, etj., bravo i qoftë milingonës, por nëse në vend të këtyre gjinkalla është marrë me broçkulla e tekste antikushtetuese dhe antiligjore duke bërë bzzzzzzzzz në breg të detit, atëhere, ka sabotuar kuadrin ligjor të përballimit të krizës.
Koha që luani, tigri, elefanti, dhelpra, të marrin në shqyrtim sjelljen e këtij insekti, nëse ka qenë milingonë ose gjinkallë se përndryshe, milingona – gjinkallë është kthyer në çakall që po ha dijen kombëtare, po vret nxënës dhe mësues, po shkatërron dijen e rinisë shqiptare, dhe këtë këtij kombi nuk ja ka bërë asnjë pushtues.