Artan Hoxha: Dosja “Santo”, SPAK ende i pavendosur. SPAK mos u mendo shumë!

Nga Artan Hoxha-

SPAK mos u mendo shumë. Jepi drejtim dosjes së 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motor “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo.

Disa oficerë me eksperiencë të Policisë së Shtetit, gjatë pranverës si vitit 2020, tërhoqen nga arkiva dosjen e pluhurosur të ekzekutimit të bankierit Santo.

Pasi kryen në heshtje dhe sekret të plotë një serë veprimesh, ngriten 2-3 pista të reja për ngjarjen dhe vendosen në fillimin e dhjetorit 2020, t’ia dergonin Prokurorise Speciale SPAK.

Prokurorët e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive, që deri tani nuk janë bërë kurrë nga prokuroria.

Por një muaj e gjysem më pas, SPAK ende nuk ka marrë një vendim çfarë do bëjë me dosjen e nxehtë, që tashmë i ka mbetur në dorë.

SPAK duhet të shprehet nëse do ta marrë përsipër hetimin e kësaj dosje, apo do ta rikthehej serish në kartoteken e policisë.

Deri tani ky vendim, që në fillim u duk mjaft i lehtë dhe pati shumë entusiazem se do të ishte pozitiv, ende nuk është marrë.

SPAK ka në dorë të vendos, nëse ka kurajo të hetojë një nga ngjarjet më të rënda të postkomunizmit, apo do të dorëzohet për krimit te lidhur fort me korrupsionin shtetror dhe mafian politike.

SHKARKO APP