Artan Hoxha në Belgjikë: Federalët u janë qepur keq të fortëve nga Shqipëria, por edhe politikanëve
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka treguar se ndodhet në Belgjikë dhe se ka qenë në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale. Ai thotë se federalët e Belgjikës u janë qepur keq të fortëve nga Shqipëria, ”sepse e kanë kthyer portin e Anverses si porti i Durrësit”,-shkruan Hoxha. ”Lëre pastaj plotë “Xhevahire” që janë kapur “pa dashje” për funksionarët shtetëror dhe politikanët e Shqipërisë”,-thotë më tej.
Postimi i plotë
Rikthim pas më shumë 14 muajsh në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës. Keta shejtanër mbajnë shenim çdo gjë dhe kanë memorie të fortë. E kishin rregjistruar, që 3 vite më parë pata denoncuar në median britanike Daily Express, se narkotrafikantet dhe krimi i organizuar shqiptar, për të shmangur gjurmimin e agjensive europiane të ligjit, po perdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC.
I kanë mbushur arkivat me komunikimet e krimit të organizuar shqiptar në rrjetin e kriptuar SkyeCC aq plotë, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojnë. Gjithsesi, më pritën mirë.
Por se ç’u tha dhe se ç’u bë aty brenda, as mbaj mend gjë, as mbajta shënim gjë. Rëndësi ka që këta federalët e Belgjikës, u janë qepur keq këtyre tanëve, sepse e kanë kthyer portin e Anverses si porti i Durrësit. Lëre pastaj plotë “Xhevahire” që jane kapur “pa dashje” për funksionarët shtetëror dhe politikanët e Shqipërisë. Gjithsesi, më mirë do të bëhet.