Artan Lame: Inxhinierët i pres nesër, ditën tjetër fillojnë direkt në Kadastër, për ekonomistët e juristët ka filtër
Kreu i Kadastrës, Artan Lame i ftuar në rubrikën ”Opinion” në “News24″ ka zbuluar nevojën emergjente që ka institucioni që ai drejton për inxhinierë, topografë e gjeodetë.
Lame thekson se që nesër i sfidon inxhinierët të vijnë të paraqiten tek Kadastra dhe pasnesër fillojnë punë, pa asnjë lloj filtëri, mjafton të kenë letrat në rregull.
Ndërkohë për ekonomistë e juristë ai thotë se do të ketë një filtër pasi Shqipëria është e mbushur me profesorë shkencash në këto dy drejtime.
Lame e konsideron veten të zëvendësueshëm teksa paralajmëron sërish drejtorët se kush nuk bën punën do të largohet.
”Nëse do bënim një skemë si funksionon viti i punës, jo vetëm Kadastra.në shtator fillon sezoni i ri i punës pas pushimeve. Duhet ta gjejë shtatori të përfunduar reformën. Nëse do të jenë të gjithë drejtuesit e rinj të vendosur. Në këtë moment duhet të bëjmë konkurrimin, duket moment i çuditshëm prej sezonit veror, në këtë moment duhet hapur gara për drejtuesit e rinj në drejtori.
Kemi aprasysh edhe faktorin tjetër, reforma në fushën e pronës dhe në veçanti tek institucioni ka komponentë ligjorë, janë 26 vendime qeverie të miratuara në bazë të legjislacionit të ri dhe baza organizative që ka ende nevojë për tu përmirësuar. Pika më e dobët është materiali njerëzor.
KA probleme sa të dusha, por kryesorja janë njerëzit. Më vjen mirë që edhe në thirrjen e djeshme, që kishte elementin e thirrjes eja të provoni veten në institucion dhe kritika ndaj institucionit. Nuk bëra paradë të sukseseve. Mjaftojnë 1 milionë e 100 mijë aplikime në vit, punë kolosale, mos themi certifikime e të tjera. Në këto, dola për ata pak mijëra gjëra problematike.
Dhemë pëlqeu që mediat e kishin kapur kritikën e brendshme. Nuk duhet të mburremi, por të ulim kokën e të rregullojmë gjërat që nuk funksionojnë.
Ka ankesa nga qytetarët, nuk mund të them ishin 100 mijë mbetën 1 mijë. Fokusohemi tek problemet. Ka shumë specialistë si ta heqin për nesër tjetrit, një letër sa për përgjigje. S’duan ta kuptojnë që nesër ai qytetari do i vijë prap tek dera e institucionit, kjo vlen për specialistët dhe drejtuesit. Drejtues që e konsiderojne veten të palëvizshëm, askush nuk është i palëvizshëm nga unë tek pastruesja.
Drejtuesit, fakti që institucioni u anatemua gjatë dhe pas fushatës për mua është gjë e mirë .Tregon që institucioni ka prodhuar, është aset që jep vota.Njerëzit midis dikujt që të ka marrë shpirtin 20 vjet dhe 1 vit, nuk jam futur në fushatë, por kam bërë punën.
Gjithë kjo punë 1-vjeçare e ca. Drejtuesit e tregojnë se nuk janë për ata punë. Kujtoj një batutë të Xhulio Andreotit, nuk ka njerëz të paaftë, por njerëz jo në vendin e duhur. Duhet të gjejë vendin e duhur. As shteti shqiptar, as qeveria shqiptare, askush nga mileti nuk ua ka për borxh t’ia dhurojnë për aq kohë sa nuk janë për atë punë, ndërkohë ka të tjerë që punojnë si skllevër dhe ecin.
Pra, kujt ti bëj thirrje për këtë. Kush duhet të vijë? Po të hapësh FB të institucionit ka shumë thirrje për punë, dhe si nuk thanë njëherë, bravo çuna, do vijmë ne, po njerëz që kanë energji.
Po e them publikisht ,çdo djalë e vajzë, burrë e grua, inxhinier e që ka letrat në rregull, pra që mos jetë dënuar, të vijë nesër dhe pasnesër fillon punë në kadastër. Ta them unë, Në celular kam unë, edhe në FB ka pasur aplikime, njerëz që kanë çuar CV-të. Po ju bëj sfidë, hajdeni nesër, pasnesër filloni punë.
Për vende me kontratë e lidh që nesër, të futesh në konkurrim. Kemi nevfojë për inxhinier, s’ka vend ti themi. Inxhinierë, topografë, gjeodetë, kemi nevojë për punë.
Kujtoj batutën e famshme, punë ka po s’ka profesionistë. Pse papritur nevoja për punë? Kadastrës i kanë ardhur disa funksione të tjera, i kaluan. Atëhere ne natyrisht jemi, dhe është medalje për ne, nuk funksionin dhe kishin 20 vite që nuk zgjidheshin.
Ekonomistë dhe juristë janë vende për konkurrim. Meqë Shqipëria është plot me të tillë, aty ka nevojër për filtër. Unë ti fsheh zyrat, po më pyete në Tiranë ku janë nuk ta tregoj, s’ka pse ta dijë. Duhet të funksionojë me e-Albania.”- tha Lame.