Artan Lame në Pogradec: Përfundon procesi i regjistrimit fillestar të pasurive, u hapet rrugë legalizimeve dhe certifikimit të objekteve
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ka lajmëruar përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar në fshatin Blacë, zona kadastrale 1208, Pogradec. Me përfundimin e kësaj zone kadastrale sipas Lames, Pogradeci përfundon procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të saj ku përfshihen 73 zona kadastrale dhe 8 Njësi Administrative.
Lame tha se në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, Kadastra ka bërë të mundur të përfundojë këtë proces për ti hapur rrugën procesit të legalizimit dhe certifikimit të objekteve para viteve 91 si dhe objektet e reja të ndërtuara në këto 30 vjet.
Janë 2919 pasuri në total, toka bujqësore që presin të pajisen me certifikatë pronësie pasi fermerët të kenë aplikuar për tu pajisur me certifikatën e pronësisë së tokës së përfituar me ligjin 7501.