Artikulli i “Mother Jones”, Spaho: Shashkë tymuese e Ramës për të larguar vëmendjen nga skandalet

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Spaho ka thënë se Rama sa herë që do të heqë vëmendjen nga skandalet në Shqipëri, akuzon opozitën.

‘Ne i jemi përgjigjur në mënyrë tërësisht shteruese, e kemi quajtur një shashkë tymuese të hedhur nga Rama, për interesat e tij. Nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në shtator-tetor kur doli në skenë Tahiri, akuzonte PD-në për financime të paligjshme, vazhdoi me Rapiskanin, shkoi me ÇEZ-in, por një ditë këto u harruan.

Por sapo doli në skenë 613 kg kokainë dhe PD, reagoi duke thënë se qeveria ka dhënë garanci politike. Pra sapo doli kjo, Ram doli dhe foli për financime ruse në PD. Ne i kemi bërë thirrje Prokurorisë të hetojë. Kjo është një shashkë e Ramës, por të ketë kujdes se mos është përfshirë vetë në transaksione me rusët, se janë publikuar fakte që kompani ruse  duan të hyjnë në Shqipëri’, u shpreh Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama do të blejë votat me skemën e ndihmës ekonomike”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, tha se sistemi i ndihmës ekonomike në Shqipëri ka dështuar.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Spaho ka thënë se Rama kërkon që me anë të skemës ekonomike të blejë votat. Sipas tij 30 mijë familjet e nxjerra nga ndihma ekonomike, mund të futen sërish në sistem në këmbim të votës, duke ja vënë fajin për këtë gjendje klasës politike.

“Rama e ka qejf këtë pjesë, nganjëherë jemi të detyruar ti përgjigjemi edhe pse nuk duam. Duke qenë së Rama shpeshherë i kalon caqet, duam ti tregojmë se edhe me atë gjuhë jemi në gjendje ti përgjigjemi.

Më lejoni tu them se modernizimi i skemës ekonomike, nuk është gjë e keqe është gjë e mirë. Ky projekt ka filluar në 2012-n, dhe pritej të përfundonte në 2019-ën, sikundër u shtri tani në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi koshientë që në skemë ka abuzime, dhe duhet të pastrohet. Por po të shkosh dhe të analizosh këtë pjesë të reformës, dalim përtej këtyre përcaktimeve. Këtu nuk bëhet fjalë për raste të abuzivitetit. Janë rreth 30 mijë të hequr nga skema, nga 79 mijë 600 familje që kanë përfituar deri në dhjetor, sot janë 49 mijë e 600 familje që marrin ndihmë ekonomike. Pra sot 38 për qind e familjeve nuk marrin ndihmë ekonomike.

Me çfarë kemi verifikuar deri tani, familje shumë të varfra kanë ngelur jashtë ndihmës ekonomike. Sistemi nuk funksionon, nuk është transparent. Sikurse ndodhi në 2017-n,. Këto 30 mijë familje, u shkohet dhe u premtohet që do të futen në ndihmën ekonomike në këmbim të votës. Këtu bëjnë pjesë grupet më vurnerabël dhe nuk është për tu vënë faj. Pra është një mekanizëm që e kanë pëdorur për të marrë votën”, tha Spaho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?