Artisti i madh i bashkohet manifestimit të dy marsit: Shkodra është nisur drejt Tiranës

Artisti i madh i humorit shkodran dhe kombëtar, Zef Deda ka publikuar sot një video në Facebook ku konfirmon se do të jetë në tubimin e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deda shprehet se pjesëmarrja në manifestim është detyrim qytetar.

Pas mesazhit të aktorit Zef Deda, ka reaguar Presidenti Ilir Meta, i cili në një postim në Facebook shprehet.

“Mirësevjen artisti ynë i madh dhe i dashur për të gjithë shqiptarët, Zef Deda! Shkodra tashmë është nisur drejt Tiranës! Kush më shume se Shkodra e pësoi nga tirania dhe partia-shtet. Së bashku më  mars për lirinë e shqiponjave kuqezi! ?? #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”,- shkruan kreu i shteti.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2687673991360715/

SHKARKO APP