Artisti i njohur dhe ish-kandidati i PS: 25 prilli 2021, dita e ikjes së mashtruesit më të madh të Shqipërisë

Ikja e Rilindjes dhe Kryeministrit Edi Rama nga pushteti nuk kërkohet vetëm nga qytetarët dhe opozita, por dhe nga vetë të majtët dhe njerëzit që kanë kanididuar në siglën e Partisë Socialiste.

Tenori i njohur Agim Hushi, i cili ka qenë dhe kandidat i Partisë Socialiste për deputet, shprehet se 25 prilli i vitit 2021 do të mbahet mend si dita e ikjes së mashtruesit më të madh të Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim në facebook, tenori i njohur me famë ndërkombëtare shprehet se pas zgjedhjeve, mbi gërmadhat e së vjetrës do të lindë një botë e re.

“25 Prill 2021. Dita e ikjes se mashtruesit dhe të hajdutit më të madh në historinë e Shqipërisë!

Mbi gërmadhat e të vjetrës një Bote e Re do vlojë!”,- shkruan Agim Hushi në një postim në Facebook.

SHKARKO APP