Artisti niset nga Parisi drejt Tiranës për manifestimin e 2 marsit, Presidenti Meta: Dhjetëra shqiponja po bashkohen me Pranverën Kuqezi
Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka uruar mirëseardhjen artistit Niko Dhales, që është nisur nga Parisi drejt Tiranës për t’iu bashkuar manifestimit të 2 marsit në Bulvardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Mirësevjen artisti ynë i dashur që u largove 30 vite më parë drejt Francës, z.Niko Dhales.
Dhjetëra shqiponja po bashkohen edhe nga Franca me Pranverën Kuqezi më 2 mars në Tiranë. Mirënjohje dhe nderim atdhedashurisë tuaj”, shkruan në facebook, Presidenti Meta. Më herët në një postim në facebook, artisti Dhales lajmëronte nisjen e tij. “UNE PO NISEM NGA PARISI PER NE TIRANE duke ju bashkuar thirrjes se Presidentit te Republikes z. Ilir Meta ne mbrojtje te Kushtetutës, librit te shenjte te demokracisë”.
KOHA JONË SONDAZH

