Artur Zheji: Një ministër shumë shpejt para SPAK-ut për inceneratorët

Analisti Artur Zheji paralajmëron arrestimin e një ministri lidhur me çështjen e inceneratorëve. Në News24, Zheji u shpreh se SPAK mund të sjellë fundin e tranzicionit në Shqipëri, duke nënkuptuar goditjen e zyrtarëve të konsideruar deri tani të paprekshëm.
“Pritet një figurë e lartë të shkojë para SPAK për çështjen e iceneratorëve. SPAK mund të sjellë fundin e këtij tranzicioni. Ndoshta tani po ndodh goditja shumë e fortë e dinastive dhe njerëzve dhe personazheve të konsideruar të paprekshëm deri pak kohë më parë”, u shpreh Zheji.

SHKARKO APP