Arvizu: Do t’u mendoj nga larg

Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi mbremjen e djeshme në Sheraton mbrëmjen festive të fundvitit, ndërsa kjo mbrëmje u konceptua edhe si një ceremoni përmbyllëse me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu në përfundim të misionit të tij në Shqipëri.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu, prej katër vitesh në këtë post përmes emocioneve u shpreh se të qënurit 4 vite në këtë post janë kuptimplota për mua këtu në Shqipëri si ambasador. Të gjithë besoj pajtohen me mua me faktin se kur punon në një vend për katër vite është e vështirë të largohesh pa patur një shumëllojshmëri ndjenjash”, tha Arvizu. Sipas tij, ambasadori i ri shumë shpejt do të jetë këtu . “Ju uroj sukses dhe do t’u mendoj nga shumë larg, atje në Uashington”, u shpreh më tej Arvizu
Ndërkohë, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, vlerësoi punën e qeverisë për të ulur informalitetin. “Ne jemi përpjekur të ndihmojmë qeverinë që të arrijë balancë mes taksave e stimujve pozitivë e negative. Shpresojmë të vijomë me të njëjtin bashkëpunim edhe vitin që vjen”, tha më tej ai.
Ceremonia bashkoi nën urimin e festave të gjithë anëtarët e Dhomës, si dhe miq e të ftuar nga institucionet shtetërore me të cilat Dhoma Amerikane punon gjatë vitit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?