Arvizu: Përgëzime qeverisë shqiptare për luftën ndaj trafikut njerëzor
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka garantuar sot mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverinë shqiptare në luftën kundër trafikimit të njerëzve.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë luftë për të ndihmuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor. Shpresoj të rritet numri i viktimave që ndihmohen. Përgëzime qeverisë, për luftën ndaj trafikut të njerëzve”, deklaroi ai.
Ambasadori Arvizu ishte një nga të ftuarit në konferencën për Prezantimin e Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2014 – 2017, ku merrnin pjesë edhe Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm; Elona Gjebrea, zv.ministrja e Brendshme dhe Koordinatorja Kombëtare për Anti-Trafikimin; Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin; Nicholas Cannon, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar etj.
KOHA JONË SONDAZH

