“As kamera, as gazetarë”: Kuvendi i mbyll dyert medias për 18 pika me rëndësi në rendin e ditës

Parlamenti do të mblidhet nesër në një seancë plenare, por ku me urdhër të kryetarit Gramoz Ruçi, asnjë gazetar dhe asnjë kamera nuk do të lejohet në sallë. 18 pika me rëndësi janë në rendin e ditës dhe me sa duket,  raportimi për to dhe çfarë do të ndodhë në sallë, debatet etj. nuk do të mund të mësohen, me përjashtim të ndonjë deklarate nga deputetë të veçantë.

Në urdhrin e zyrës së shtypit të Kuvendit thuhet : “Kamera nuk do të ketë, as në oborr, as gazetarët në sallë”.

Shkresa drejtuar medias:

“Të nderuar kolegë, ju njoftoj se seanca plenare do të zhvillohet ditën e enjte, (nesër) datë 23 korrik, ora 10.00. (Urdhër nr. 39, datë 21.07.2020, i Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancës së datës 16 korrik: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Kamera nuk do të ketë, as në oborr, as gazetarët në sallë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!”

Po çfarë do të diskutohet dhe votohet nesër në Kuvend?

Në agjendë janë publikuar këto pika:

SHKARKO APP