Asambleja e ACEEEO-s, KQZ mbledh në Tiranë krerët e institucioneve zgjedhore europiane
Krerët e institucioneve më të larta zgjedhore evropiane do të mblidhen në Tiranë, ku do të mbahet Konferenca Vjetore të 25 e Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë (ACEEEO). Aktiviteti që do të mbahet në datat 21 deri në 23 shtator në Tiranë përkon me 25 vjetorin e krijimit të Shoqatës, dhe ku Shqipëria është anëtare themeluese në vitin 1991.
Gjatë punimeve tre ditore, në këtë aktivitet do të ofrohet nga pjesëmarrësit një panoramë e përgjithshme në lidhje me pjesët dhe ecuritë thelbësore të zgjedhjeve që nga themelimi i Shoqatës. Tematika është “Zhvillimi i Sistemeve dhe Proceseve Zgjedhore”, ku sipas organizatorëve, do të ofrohen mundësi të mëdha në shqyrtimin e tendencave dhe përvojave kryesore të 25 viteve të fundit, si edhe çështjet që kanë trajtuar (EMB) organet drejtuese zgjedhore gjatë kësaj kohe.
Si çdo vit, qëllimi i Konferencës është t’i ofrojë pjesëmarrësve mundësinë e konsultimeve dhe rrjetëzimit në të dy nivelet, rajonit dhe ndër-rajonit. Gjatë konferencës, do të zhvillohen dy aktivitete të veçanta.
“Ne planifikojmë të takojmë bashkërisht drejtuesit kryesorë më të rëndësishëm të organizatave që lidhen me zgjedhjet ndërkombëtare dhe rajonit në “Samitin e Liderëve Botërorë të organizatave kyçe të Zgjedhjeve” duke i kërkuar të ndajnë me publikun mendimet e tyre në lidhje me ndryshimet e sistemeve zgjedhore në botë gjatë çerek shekullit të kaluar dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Për më tepër, dëshirojmë të paraqesim zhvillimet e fundit të teknologjisë zgjedhore – këtë herë jo vetëm nga panairet e zakonshme, por edhe me aktivitetin e titulluar ” Zhvillimi i Teknologjisë së Zgjedhjeve në 25 vitet e fundit – Samiti i Kryetarëve të Komisioneve Zgjedhorë (CEO) dhe kompanive që lidhen me Zgjedhjet”- shprehen organizatorët e këtij aktiviteti.
KOHA JONË SONDAZH

