Asambleja e NATO-s mbyll punimet në Tiranë

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s mbylli të hënën punimet në Tiranë me miratimin me unanimitet të një deklarate të përbashkët, e titulluar “Një Axhendë e përbashkët dhe Rezolutë për NATO-n në Samitin e Varshavës”.

Deklarata, e miratuar dhe me amendamentet e propozuara nga anëtarët e AP-së, kërkon nga krerët e Aleancës të forcojnë mbrojtjen kolektive dhe parandaluese, të zhvillojnë një strategji gjithëpërfshirëse për promovimin e stabilitetit në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, të sigurojnë se të gjithë aleatët do të përmbushin objektivat e shpenzimeve ushtarake, si dhe të nxisin bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Deklarata e konsideron shumë të rëndësishëm ‘bashkimin dhe vendosmërinë’ e vendeve anëtare të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe në marrëdhëniet me Rusinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, nënvizon deklarata, për të përmbushur këto objektiva, krahas hartimit të strategjive, nevojitet dhe rritja e investimit për mbrojtjen. Barra për mbrojtjen dhe ndarja e saj mes vendeve anëtare është një çështje që duhet trajtuar nga Samiti i NATO-s në Varshavë, në muajin korrik, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbyllje të sesionit të AP-së në Tiranë, Presidenti i saj, Michael Turner falenderoi autoritetet shqiptare ‘për mikpritjen dhe për udhëtimin e mrekullueshëm’, sidomos personelin e parlamentit të Shqipërisë, vullnetarët e përkushtuar, dhe stafin e sigurisë, që punuan për ta kthyer këtë sesion në një sukses.

Asambleja Parlamentare e NATO-s u mblodh për herë të parë në Shqipëri, 7 vjet pas anëtarësimit të saj. Takimi bëri bashkë rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues, që diskutuan çështje te sigurisë ndërkombëtare aktuale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?