Asambleja e PS, Edi Rama: Kemi bërë shumë punë gjatë dy mandateve

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e Partisë Socialiste se mandati i tretë është sfida e kësaj partie. Ai tha se në dy mandatet qeveri ka bërë shumë.

Kur kthejmë kokën pas duhet përpjekje për të kuptuar sesa shumë është bërë. Jemi në kushtet kur e keqja është harruar. Dita kur e nisëm këtë rrugëtim nuk ka asgjë të ngjashme me atë që jemi sot. Por e keqja harrohet shpejt dhe e mira s’ka fund”,– tha kreu i qeverisë dhe PS, Edi Rama.

Sipas Edi Ramës PS-ja është e vetmja forcë politike e mirë që ka vendi. “Rama në Asamblenë e PS: Na duhet një mandat i tretë jo për vete, por për Shqipërinë. Duhet të kalojmë nga ecja në vrapim. Shqipërinë në një nivel të ri shpejtësia mund ta kalojë vetëm PS, kush tjetër. Ne nuk jemi e keqja më e vogël. Ne jemi e vetmja e mirë ka në politikën shqiptare”,– deklaroi kryeministri Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/642778662947241

SHKARKO APP