Asambleja e PS/Rama për buxhetin e ri: 400 milionë euro vetëm për rritje pagash
Nga mbledhja e Asamblesë së PS-së nlë Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se buxheti i 2024-ës ka praktikisht 400 milionë euro vetëm për rritje pagash”.
“Një pagë mesatare 900 euro është një shifër domethënëse për të treguar atë që është bërë. Ambicia është për ende shumë më tepër. Por ama për të treguar se të gjitha reformat e bëra, këmbëngulja tek zbatimi i reformave dhe pavarësisht të gjitha atyre aspekteve të reformave që nuk janë ende të plotësuara, kemi sot mundësinë që të kemi këtë volum financimi masiv për rritjen e pagave”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se kjo është rritja e dytë pas asaj të këtij viti dhe është një rritje që është aty për të qëndruar. “Paralelisht me këtë kemi 250 milionë euro të tjera që shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet, qoftë për bonuset e pensionistëve”, tha Rama.