Asambleja e PS-së, Rama: Shkodra jo më qyteti i plehrave, ka energji krejt tjetër falë Benet Becit

Këtë të hënë Asambleja e Zgjeruar se PS-së është ndalur në Shkodër. Kryeministri Edi Rama fjalën e ka nisur me ndryshimet që sipas tij janë bërë, që pasi kur Benet Beci ka marrë drejtimin e bashkisë.

“Në një kohë shumë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Është e dukshme sapo hedh sytë në qytet, që Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që pashë që janë akset kryesore, qyteti është realisht shumë i pastër. Ky është një proces që ka nisur dhe në një kohë shumë të shkurtër ka filluar të jetë mjaft i dukshëm.

E dyta dhe kjo në një kohë të shkurtër, nga informacioni i vazhdueshëm që marr përderisa e ndjek në këtë periudhë Shkodrën me një përparësi të veçantë, është që Shkodra të ketë një situatë krejt tjetër të ndriçimit publik. Ishte situatë e vështirë që kishte të bënte shumë më tepër me kujdesin dhe mirëmbajtjes sesa me ndonjë investim të posaçëm”, tha Rama mes të tjerash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?