Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: Shqipëria u pushtua nga turistët. Rruga drejt Shqipërisë 2030, me sfida të mëdha
Ka nisur nga puna Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku fjalën e ka marrë kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama. Teksa bëri një krahasim me Shqipërinë e para një dekade, Edi Rama theksoi arritjet e qeverisë së tij të cilat kulmuan këtë vit me bumin turistik.
”Shqipëria nuk ishte një distancon turistik evropian. Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë, i plehrave dhe prapambetjes. Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji në shkretëtirë. Industria jonë ishte inekzistente. Këtë verë në ekranet e televizioneve publike e bombarduan publikun me tone bombastike për shpërthimin turistik të Shqipërisë. Këtë vit janë sjellë një lum të pataksuar parash direkt në arkën e familjeve përmes sistemit ARBNB. Aeroporti i Tiranës gati njësoj apo më shumë sesa aeroporti i Beogradit. Kush mund ta imagjinonte këtë 10 vite më parë. Kur në kryeqendrën e Jugosllavisë uleshin turistë nga tërë Europa në Rinas zbrisnin një grup ‘masrianës’. Kemi 6 fushuar numrin pasagjereve në aeroportin e Tiranës. Është fantastike. Janë mbi 200 mijë fluturime në ditë që e mbajnë hapur aeroportin për të shërbyer gjatë gjithë këtij sezoni që ende nuk ka mbaruar”,-tha Rama.
Rama nuk la pa përmendur edhe punën e institucioneve të drejtësisë për të cilën u shpreh se impakti i organeve të reja të drejtësisë ka qenë i pazakonshëm, ndërsa paralajmëroi se sfidat mbeten edhe të mëdha. Po ashtu kryeministri tha se rruga drejt Shqipërisë 2030, është me sfida të mëdha. ”Shqipëria 2030 është ende përpjetë dhe sfidat janë ende më të mëdha, Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për fuqizim politik”, tha Rama.