Asfaltohet rruga te Liqeni i Thatë, Veliaj: Së shpejti edhe dy shkolla për banorët e zonës

Të gjitha rrugicat e Liqenit të Thatë po asfaltohen nga Bashkia e Tiranës, në vijim të aksionit për sistemimin e çdo aksi rrugor në lagjet e kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve për këto rruge, u shpreh se po punohet edhe për urbanizimin e plotë të lagjes dhe nuk do ketë më nevojë t’i marrë shërbimet në Njësinë 5.

“Kjo është një njësi, e cila ka marrë formë të ndërmjetme mes ish Komunës Farkë, ku janë dhënë shumica e lejeve të këtyre pallateve – nuk jam këtu për t’i gjykuar – dhe Njësisë 5, ku jepen shumica e shërbimeve. Vërtet lejet janë dhënë nga ish Komuna e Farkës, por shumica e shërbimeve jepen te Njësia 5. Lagja 13 është krijuar për t’i dhënë një dimension tjetër një komuniteti të ri, ku edhe investimet, edhe shërbimet bëhen nga e njëjta njësi. Lagja 13 duhet të ketë edhe një super fushatë investimesh. Disa rrugë janë të menaxhueshme – rruga e Liqenit të Thatë, rruga “Eduart Mano”, janë disa segmente ku po punojmë, ndërkohë kemi filluar disa degëzime rreth Kopshtit Botanik dhe Kopshtit Zoologjik,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha edhe dy lajme të rëndësishme për banorët e kësaj zone:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam dy lajme të jashtëzakonshme për njësinë! Sapo kemi miratuar fondin, për një shkollë 9-vjeçare te Liqeni i Thatë, në cep të Kopshtit Botanik, në një pronë shtet. Nuk dua të alarmohet askush, që do të prishim Kopshtin Botanik. Bëhet fjalë për ta ndërtuar në një pronë të Bashkisë së Tiranës dhe për t’i dhënë zonës një shkollë 9-vjeçare dhe një kopsht, që do të shërbejë për të gjitha nevojat e zonës, ashtu siç kemi bërë edhe në disa zona të tjera, ku shkollën 9-vjeçare e kemi integruar me kopshtet. Lajmi i dytë i mirë është se te zona e Parkut Olimpik do të kemi gjimnazin “Dritëro Agolli”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?