“Asgjë nuk do të mbyllet, jeta dhe ekonomia vazhdojnë”, Rama shpërndan deklaratën e Trump për koronavirusin: Frikë aspak, kujdes shumë!

Pas deklaratës së presidentit Donald Trump se nuk duhet të krijohet panik për shkak të koronavirusit, pasi vdekshmëritë nga grupi sezonal vitin e kaluar kanë qenë më të larta, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Teksa ka shpërndarë reagimin e Trump, Rama thekson se nuk duhet pasur frikë, por duhet të tregohet shumë kujdes. Kreu i qeverisë shqiptare thekson se deklarata e presidentit amerikan është fakti që mos të humbet qetësia dhe kthjelltësia.

REAGIMI I RAMËS
? FRIKË ASPAK, KUJDES SHUMË!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?