Asgjësohen 15 mijë bimë kanabis, ministri Balla: Kemi shtuar operacionet anti-drogë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e fundit anti-drogë të ndërmarra në shumë territore të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se është shtuar numri i operacioneve në zonat me rrezikshmëri të lartë.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit, javët e fundit, ka shpeshtuar operacionet antikanabis në zonat me risk të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 24 orët e fundit, në gjithë territorin e vendit, operacionet janë zhvilluar jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri përmes helikopterit, me qëllim goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

“Përgëzime Policisë së Shtetit Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Skrapar, Krujë, Kurbin dhe Peqin, për asgjësimin e rreth 15 mijë bimëve narkotike, si dhe vënien para drejtësisë së shtetasve që ushtronin këtë veprimtari kriminale”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?