ASHE mbyll fushatën në Tiranë, Meta: S’jemi në aleancë për të mundur ata që s’ekzistojnë

 

Kryetari i Parlamenti, njëk ohësisht kryetari I LSI-së Ilir Meta akuzoi Bashën se la Tiranën pas dore për interesat e partisë dhe se Aleanca nuk është bërë për të mundur ata që nuk ekzistojnë por për ndryshimin.

“Kjo aleancë nuk është bërë për të mundur ata që nuk ekzistojnë në këtë garë sepse akoma nuk janë zgjuar se ashtu përgjumësh shpifin dhe gërrhasin pro jemi aleancë sepse bashkimi bën fuqinë dhe jemi për ndryshimin e meriturar”

“ Tirana do të jetë në krye të fitores më të thellë që është arritur në 25 vjet për të ndëshkuar atë që la pas dore kryeqytetin për intersat e partisë. Ç’do votë për Erion
Velinë është detyrim më shumë jo vetëm për Veliaj por për të gjithë ne për të realizuar shpresat dhe ëndrrat e banorëve të Tiranës”

Meta shprehu një falenderim të veçantë për kryeministrin Rama “Është lodhur më shumë se ne duke mbështetur kandidatët në të gjithë Shqipërinë”

Besoj se Veliaj do arrijë fitore të pashembullt jo vetëm falë aleancës së jashtëzakonshme por aftësive të tij të ashtëzakonshme

Erioni ka treguar që është një politikan i talentuar, administrator shumë i mirë dhe reformator i  vendosur. Me Erionin në krye të miinistrisë së  Mirëqënies Sociale bëri si asnjë politikan më shumë se kushdo për persona me aftësi të kufizuar duke i dhënë përparësi. Bëri më shumë se kushdo për komunitetin rom

Aleanca për Shqipërinë Europiane zhvilloi sot në mbrëmje mitingun përmbyllës për bashkinë e Tiranës, ku përveç kryeministrit Rama janë të pranishëm edhe kreu i LSI Ilir Meta, si edhe kryetarë të disa prej partive të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

SHKARKO APP