ASHE merr Delvinë, Has, Skrapar, Pukë. Vijon numërimi në Durrës, në Shkodër s’ka nisur

 

Vijon numërimi i kutive të votimit pothuajse në 61 njësitë vendore.

Deri më tani janë zgjedhur 4 kryebashkiakët e rinj në Has, Skrapar, Delvine, Pustec, të cilët i përkasin koalicionit të majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në Shkodër numërimi i votave nuk ka nisur ende, në Durrës vijon me ritme të ngadalta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 451 kuti votimi janë numëruar vetëm 20 të tilla. Kryeson Vangjush Dako me 56.07% kundrejt Grida Dumës 43.93%.

07:38 Gara për Pukën, përfundon numërimi, fiton kandidati i ASHE

Mbyllet numërimi dhe në Pukë. Fiton kandidati i ASHE, Gjon Gjonaj me 50.64% kundrejt kandidatit ta djathtë Rrok Dodaj me 49.36%.Pjesmarrja në votime 62.69%, ose 7.839 votues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?