Asllan Dogjani kërkon të sfidojë Xhelal Mziun nëKamëz
Pas dështoi të zgjidhej deputet me PDnë, Asllan Dogjani kërkon që të kandidojë për zgjedhjet vendore. Ishdeputeti socialist kërkon që të përzgjidhet nga Partia Demokratike, si kandidat për Bashkinë e Kamzës. Ai kërkon që të zërë vendin e Xhelal Mziut, që mendohet se do të kandidohet sërish nga PD për zgjedhjet e 21 qershorit.
“Unë kam menduar qe te jap kontributin tim duke u bere pjese e gares brenda Partise Demokratike per te kandiduar per kryetar te Bashkise Kamze, ku tashme ne kete Bashki perfshihet dhe Paskuqani. Per kete do kerkoja te me propozoni neper seksione e grupseksione ne raste se ju do ta gjykoni qe jam i duhuri dhe qe mund te bej me shume per ju dhe qytetaret e Kamzes. Gjate qeverisjes se Partise Demokratike Kamza ka ndryshuar shume, eshte bere nje pune shume e madhe por ne raste se do jem zgjedhja juaj ju siguroj se do e permisojme dhe çojme me perpara kete pune te bere”, – shkruan ishdeputeti socialist.
KOHA JONË SONDAZH

