Asnjë i prekur nga koronavirusi, Manastirliu: 42 raste të testuara rezultuan negative

Shqipëria vijon të jetë e paprekur nga koronavirusi. Gjatë mbledhjes së Task-Forcës mëngjesin e sotom në ministrinë e Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Ajo informoi se janë testuar 42 raste por kanë rezultuar negative.

Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Janë testuar 42 raste të reja të cilat kanë rezultuar negative. Po bëhet një punë voluminoze, intensive në pikat kufitare për të kontrolluar çdo udhëtar.
Mbështes punën e urgjencës kombëtare dhe bashkëpunimin me epidemiologët e kujdesit shëndetësor për punën e tyre”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja tha se po vijojmë me të gjithë masat për të shtuar stokun ekzistues të materialeve të mbrojtjes personale. “Puna jonë e fokusuar në materialet për mbrojtjen e personelit shëndetësor është në front të parë”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP