”Asnjë mllef e inat ndaj tyre”, Bardhi: Demokratët që janë në rrugën e gabuar të ndërgjegjësohen

Kreu i Ggrupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se nga e hëna, jo vetëm grupi por e gjithë PD-ja do të jetë e bashkuar. Për demokratët që mendojnë ndryshe, Bardhi tha nga dega 7 se duhet të ndërgjegjësohen sepse janë në rrugën e gabuar. Qëndrimi i tyre përballë opozitës, tha ai, forcon Ramën.

”Duhet ta nisim këtë tur të takimeve për bashkimin e bazës së bashkisë, për Tiranën, nga dega 7. E para si një vlerësim për punën dhe sakrificën që ka bërë secili prej jush gjatë këtyre viteve në opozitë.

Sot nuk dua të bëj analizë të gjatë për situatën e vështirë që kaloi PD në këto dy vite, por e rëndësishme për ne është që nga e hëna, jo vetëm grupi parlamentar është i bashkuar, por Partia Demokratike e Shqipërisë.

Padyshim që ka një pjesë demokratësh që ende mendojnë ndryshe nga ne, asnjë inat, asnjë mllef, por duhet të ndërgjegjësohen se janë në rrugën e gabuar. Qëndrimi i tyre përballë opozitës e dobëson opozitën dhe e forcon Edi Ramën. Ne duhet ta mundim Edi Ramën”,-tha Bardhi.

SHKARKO APP