Asnjë referendum për Tiranën, KQZ rrëzon kërkesat e PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot dy kërkesa për referendume në Tiranë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë pikërisht për referendumin për ndërtimet në hyrjen e Liqenit Liqenit Artificial, dhe atë për parkimin nëntokësor tek Parku “Rinia”.

Anëtarët e djathtë në këtë komision ishin pro mbajtjes së referendumit. Por pas votimit të parë që rrëzoi kërkesën e artikukuar nga Jamarbër Mallezi, kreut të departamentit të Mjedisit në PD, ata e kanë braktisur mbledhjen.

Kurse anëtarët e tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kanë vlerësuar antikushtetuese kërkesat, pasi sipas tyre referendumi mund të mbahet mbi një çështje të caktuar, por jo mbi vendime që janë marrë, siç në këto raste ka vendosur këshilli Bashkiak i Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?