Astrit Patozi: Berisha është bashkëfajtor me Bashën. Duhet të ikin të dy!
Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi i ftuar në studion e Ylli Rakipit te MCN tha ndër të tjera se kjo që po bën zoti Berisha duhet përgëzuar, pasi po nxjerr disa të verteta të cilat ai nuk i bëri publike asnjëherë, por foli vetëm kur i prenë “kokën” e tij.
Me tej Astrit Patozi tha se Berisha nuk foli, por e ka mbështetur Bashën në çdo veprim. Berisha nuk reagoi kur Basha na përjashtoi ne, të gjithëve, por heshti- shtoi Patozi.
Ndërsa tani Berisha po nxjerr të verteta të cilin ishin fshehur. Por prapë Berisha duhet mbështetur sepse po hap një proces të ri në PD, tha ndër të tjera Patozi.
Zgjidhja, sipas Astrit Patozit, mbetet që kjo lëvizje e Berishës duhet të çojë ne ikjen e të dyve. Pra largohet së pari Lulzim Basha dhe hapet PD-ja. Pas kësaj ikën dhe vetë zoti Berisha, e mbylli debatin Patozi.