Astrit Patozi: Për ata që presin “mrekullinë” e shtatorit

Nga Astrit Patozi –

Nuk mbahet mend sa vite u bënë që në vjeshtë premtohen të ndodhin zhvillime të papara politike, për të cilat flitet se do t’ia ndryshojnë si me magji faqen Shqipërisë.

Ato nuk realizohen kurrë, por kjo nuk i pengon aspak fantazistët për t’ia nisur nga e para, sa herë që mbarojnë ditët e nxehta të verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke na kujtuar një melodi të vjetër të viteve të fundit të komunizmit me titullin patetik “Mirupafshim në shtator”, ndër të rrallat krijime të huaja, që konsideroheshin muzikë e parrezikshme dhe e lejuar nga regjimi i asaj kohe.

Swiss Digital Mobile Reklama

E bukura qëndron se këto ngjarje të kaq shumë ëndërruara pritet të vijnë nga të njëjtët personazhe dhe forca politike, që fajësohen dhe mbahen përgjegjëse për gjendjen dëshpëruese të vendit deri më 31 gusht.

A thua se për ta ka qenë problem stina, që na kanë sjellë peshqesh kriza dhe skandale të tilla të rënda, të cilat në çdo vend tjetër do t’i kishin hedhur në plehra disa herë të gjitha qeveritë e korruptuara, bashkë me opozitat e paafta korresponduese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?