Astrit Patozi: Të ndarë janë më ”trima” dhe më të fortë
Ish-koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi ka komentuar situatën në PD, në një kohë kur po afrohen zgjedhjet e pjesshme lokale, pasi Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacion për bashkitë pa kryetarë. Patozi shkruan në facebook se tashmë që janë të ndarë, duan të hyjnë në zgjedhje me të paktën dy kandidatë për çdo bashki.
Postimi i plotë
Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.
Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.
Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “Foltores”).
Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar.