Astrit Patozi tregon se kush mund ta çojë PD-në drejt fitores

Rezultati drastik i PD-së në zgjedhjet lokale nuk është e lehtë, pasi humbi edhe dastionet historike dhe Shkodrën pas 32 vitesh.

A mund të shkojë PD-ja drejt një fitore në të ardhmen? Astrit Patozi, dikur numri dy i PD-së, sot përjashton të gjithë ata që janë përfshirë në zhvillimet e deritanishme të sherreve dhe bërrylave.

”Unë them që duhet ta marrin njerëz që nuk kanë asnjë ngarkesë me zhvillimet e deritanishme që nuk janë përzierë në luftën e bërrylave, nuk kanë blinduar partinë dhe nuk e kanë sulmuar me hunj e tulla. Ata duhet të mblidhen dhe mbase ia dalin njerëz që nuk janë sharë e rrahur me njëri tjetrin. Unë kam shumë njerëz në mendje që ne nuk i njohim fare, njerëz intelektualë dhe të shkolluar që kanë dhënë kontribut për PD në një cep e hije dhe mund të jenë më të dobishëm se këta që janë tani”,-tha për ”A2cnn”.

SHKARKO APP